Kristian Prenga nuk e ka ndërmend të ndalet. Boksieri shqiptar ka “korrur” fitoren e radhës, duke mposhtur Juan Torres, në sfidën e peshave të rënda të zhvilluar në Filadelfia, Pensilvani.
Boksieri me origjinë nga Mirdita i dha fund duelit në raundin e dytë, duke e hedhur “Knock-Out”, kundërshtarin. Kjo fitore ishte e 13-ta radhazi për Prengën, që vazhdon ecurinë pozitive.
Pas këtij triumfi spektakolar, boksieri ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku falenderon Zotin, por edhe të gjitha ata që e kanë mbështetur. Prenga paralajmëron se shumë shpejt do ta shohim përsiëri në ring.
Reagimi i Kristian Prengës:
FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjithe ju qe ishit prezent qe besoni tek mua dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur Live neper TV. Kemi akoma rruge per te bere, me shume pune e me koken te fokusuar ne stervitje do vazhdoj tju bej te gjitheve krenar. Shihemi shume shpejt per ndeshjen tjeter. Bindshem KRISTIAN PRENGA./newsport
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.