×
  • Sport
  • Sport

    Kritika të ashpra ndaj Rashicës: Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 13:05

    Legjenda e Gjermanisë, Mario Basler e ka kritikuar ashpër Milot Rashicën

    Ylli kosovar është njëri nga më të mirët te Werder Bremen dhe poashtu njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve, shkruan Reporteri.net

    Por, është legjenda gjermane, Basler, i cili e ka kritikuar Rashicën duke thënë se ai tani në mendje ka klubin e tij të ardhshëm.

    rashica“Ndoshta ka nisur që tani Rashica të mendojë për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është vërtet shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth fryhet si kaposh, edhe nëse është një futbollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, ka thënë Basler për “Sport1”.

    Ndryshe, për Rashicën janë të interesuar shumë klube, por sipas mediave në Gjermani ai është më afër transferimit te Leipzig. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!