×
  • Sport
  • Sport

    Kritika të ashpra ndaj VAR-it në golin e anuluar të Cavanit ndaj Spurs: Analizohet në detaje përplasja Son – McTominay

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 8:16

    Përballja e Manchester United në Ligën Premier me Tottenhamin ka qenë subjekt i më shumë polemikave VAR pasi goli i Edinson Cavanit nuk u lejua.


    Me rreth 10 minuta të mbetura nga pjesa e parë në përplasjen e Djajve të Kuq me Spurs, ende nuk kishte rezultat.

    Sidoqoftë, United, mendoi se ata kishin hapur llogarinë e tyre kur Paul Pogba dhuroi një pasim shkëlqyeshëm për Cavanin. Uruguaiani u shmang nga mbrojtja kundërshtrae dhe qëlloi në rrjetë.

    Sidoqoftë, një shikim VAR u kërkua pasi Scott McTominay kishte goditur Son Heung-Min në fytyrë me krahun e tij në lëvizje.

    Megjithëse kontakti ishte i lehtë, ai u gjykua të ishte faull.

    Disa çaste më vonë, Son kaloi Tottenhamin në epërsi.

    Cili ishte reagimi?
    Ekspertët e Sky Sports Roy Keane dhe Micah Richards mbetën të dy të befasuar nga vendimi.

    “Është e turpshme. Ky nuk është më futboll”, kritikoi Richards. “Kjo po e prish lojën. Unë nuk e njoh më lojën tonë”.

    “Është një vendim absolutisht qesharak. Kjo nuk është kurrë faull”.

    Ndërkohë, Keane tha: “Jam i habitur. Nëse kjo ishte një faull [në aksionin e ‘golit të United], të gjithë duhet të shkojmë në shtëpi”.

    “Për një lojtar të rrotullohet ashtu është turpshme. Kjo nuk mund të jetë faull”.

    Jamie Redknapp u mahnit në mënyrë të ngjashme nga vendimi i VAR.

    “Çfarë duhet të bësh, vrapo me krahët poshtë pranë? Djali përpiqet ta kalojë dhe ai e vë krahun jashtë. Kjo është ajo që ju bëni në futboll. Ju gjithmonë jeni duke u përpjekur të përdorni krahët tuaj si mjet lëvizës”, ka thënë ai. “Asnjëherë nuk është faull. Është qesharake”.

    Pse u anulua goli?
    Një deklaratë nga PGMOL e cila u transmetua nga Sky Sports, potencon: “Kjo nuk ishte pjesë e lëvizjes natyrore të drejtimit të McTominay dhe ishte e pakujdesshme”.

    Megjithatë, Manchester United e përmbysi rezultatin, për të fituar 3-1 ndaj Spurs në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!