×
  • Sport
  • Sport

    Kritikoi federatën në Instagram, Trabzonspori ia shkëput kontratën John Obi Mikel

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:54

    Ditë më parë ish-përfaqësuesi i Nigerisë, John Obi Mikel kritikoi ashpër federatën turke.


    Kjo e fundit vendosi që mos t’i pezullojë garat sportive, ndërsa nuk kishte vonuar shumë dhe kishte ardhur reagimi i futbollistit të dikurshëm të Chelseat.

    Sot ndërkaq, klubi përmes një komunikate ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me lojtarin, por në marrëveshje të dyanshme.

    Arsyeja nuk bëhet e ditur, megjithatë mediat në Turqi e lidhin këtë largim të tij kryekëput me postimin në “Instagram” të para pak ditëve, ku kritikoi ashpër autoritetet e federatës turke të futbollit, lidhur me mos-ndaljen e kampionatit për shkak të koronavirusit.

     

    Ndër të tjera, futbollisti kishte deklaruar se momentalisht futbolli është në plan të fundit dhe është jo-njerëzore të luhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!