×
  • Sport
  • Sport / Deklarata e trajnerit

    “Kriza e saj po më shqetëson”, Driton Kuka kritika për xhudisten Laura Fazliu

    Reporteri
    18 Shkurt 2024 | 16:13

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka i ka komentuar paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Bakus në Azerbajxhan duke mos i kursyer as kritikat.

    Kuka lavdëroi paraqitjen e Nora Gjakovës e cila arriti deri në finale, teksa u shqetësua me Laura Fazliun, e cila u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e saj.

    Postimi i tij:

    Nga këndi i trenerit …

    Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkelqyeshme të Nores dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt #paris2024!

    Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!

    Loriana sot e 7 fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike,por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje,mbetet të shihet.

    Dje garuan Laura e Dardani.

    Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha.

    Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!

    Të luftosh në gara të mëdha është dhe duhet të jetë nder e përgjegjësi!

    Janë ndërtuar 🏅🏅🏅Kampione Olimpike në ekipin tim por me garuese që dalin dhe luftojnë deri në atomin e fundit,dhe kjo është me rëndësi.

    Në fakt mua si trener më duhen luftëtar të pakompromis!

    Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në #paris2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje.

    Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemer e shpirt,luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!