×
  • Sport
  • Sport

    Kriza financiare nga Koronavirusi, bien ndjeshëm vlerat e futbollistëve

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 22:19

    Kriza financiare në futboll për shkak të emergjencës së koronavirusit ka patur efekt të menjëhershëm edhe te vlerat e futbollistëve në merkato.


    Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato.

    Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

    Mbappe, Sancho dhe Aleksander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshmë do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.

    Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.

    Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimin e merkatos por shifra mbi 200 milionë euro për të blerë vetëm një futbollist tani duket e paimagjinueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!