×
  • Sport
  • Sport

    Kroatët tallen keq me Serbinë pasi dështuan të kualifikohen në EURO 2020: Do të na shikojnë sërish në televizor

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 13:18

    Serbia mbrëmë dështoi që të kualifikohet në EURO 2020 pasi në Beograd u mposhtë nga Skocia pas ekzekutimi të penaltive 5-4 [1-1].


    Mediat në Kroaci janë tallur me dështimin e Serbisë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian, shkruan Reporteri.net

    Një portal kroat ka thënë në titull se serbët do ta shikojnë sërish Kroacinë në televizor në Kampionat Evropian.

    “Serbët do të na shikojnë sërish në televizor”, është titulli i portalit kroat “24sata”.

    Nga ana tjetër, “Vecernji list” shkruan: “Serbia ra shumë shpejtë. Serbët humbën dramën në penallti, kroatët do shkojnë në Glasgoë te skocezët”.

    Ndërkaq, “Jutarnji” ka shkruar: “Serbia vajton përsëri. Kroacia do të luajë kundër dy nikoqirëve të Kampionatit Evropian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!