Toni Kroos sërish është pyetur për debatin se kush është më i miri, Lionel Messi, shoku i tij te Real Madridi, apo Cristiano Ronaldo.
Pak për shkak të viteve të arta që ka luajtur me Ronaldon, Kroos tha se ndihet i obliguar të zgjedh gjithmonë CR7, por edhe për gjithçka që i ka dhënë Realit.
Lojtari më i mirë i të gjitha kohëve?
“Përderisa kam luajtur me të, është Cristiano Ronaldo (lojtari më i mirë i të gjitha kohërave)”, tha Kroos.
“Sigurisht që jam i njëanshëm sepse ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe ka qenë vendimtar që ne të fitonim shumë tituj. Ishte emocionuese dhe mbresëlënëse (të luash përkrah Ronaldos)”.
“Nuk ishim vetëm shokë skuadre, por edhe shokë në dhomën e zhveshjes dhe fqinjë edhe në jetën private. Ai jetonte afër meje. Ai është profesionist, mbresëlënës. Kjo është arsyeja pse është e ndaluar për mua të përmend Messin (si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave)”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.