La Liga është ndalur prej më shumë se një muaj nga pandemia e Covid-19.
Spanja është një shtetet më të prekura nga virus, por në ditët e fundit ka pasur një rënie të personave të infektuar dhe atyre që humbin jetën.
Duke parë këtë situatë, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se në 2 maj do të ketë një hapje graduale të aktiviteteve përshirë këtu edhe sportin.
“Ne nuk do t’i rihapim të gjitha aktivitetet gradualisht. Çdo aktivitet do të ketë hapa, nga sektori bujqësor në sektorin e turizmit, duke kaluar nëpër sport dhe hotelieri. Do të jetë një rikuperim asimetrik. Do të varet nga territori që është më pak i prekur. Pandemia nuk ka prekur të gjitha zonat në mënyrë të barabartë dhe për këtë arsye rihapja nuk do të jetë e gjitha njësoj. Më në fund, do të jetë një përgjigje e koordinuar. Të gjitha territoret do të ndjekin të njëjtat rregulla. Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi në kriteret e rihapjes “.
Duke parë deklaratën e Kryeministrit spanjoll skuadrat e La Ligas apo edhe Liga 2 pritet që të nisin stërvitjen pas datës 2 maj dhe kampionatet pritet të nis disa ditë më vonë.