×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i FC Prishtina, siguron 11 mijë testet për futbollistë

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 12:29

    Kreu i klubit më të madh kosovar insiston në vazhdimin e kampionatit pasi të merren të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse. Ato që mungojnë për momentin – testet, Ejupi zbulon se i ka siguruar tashmë.


    Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi ka zbuluar se i ka siguruar 11 mijë teste për futbollistët dhe stafet përcjellëse të klubeve, shkruan faqja zyrtare e klubit kryeqytetas.

    Kreu i klubit kosovar insiston se kampionati duhet të vazhdojë, natyrisht duke iu përmbajtur masave të caktuara dhe sigurisë së futbollistëve.

    “Jemi angazhuar t’i sigurojmë 11 mijë teste për COVID-19 për futbollin”, ka theksuar Ejupi mbrëmë për Klan Kosova.

    “Jemi konsultuar me të gjithë, pa dashur të bëjmë ndonjë gabim. Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshëm”, ka shtuar ai.

    “Edhe me dy afaristë të mëdhenj që janë në Gjermani do të arrijmë t’i sigurojmë rreth 20 mijë teste. Një pjesë e testeve kanë arritur dhe një pjesë e testeve arrin më pas”, nënvizoi ai.

    Tutje, Ejupi, njëherësh pronar i kompanisë ajrore “Eurokoha” ka thënë se për këto teste janë konsultuar me institucionet përkatëse, aty ku edhe do të dorëzohen testet.

    “Jemi në konsultim me autoritetet shtetërore dhe do ta presim verdiktin. Shpresojmë që garat të mbyllen në fushë dhe jo në tavolinë”, ka potencuar edhe njëherë kryetari i klubit më të madh në vend duke këmbëngulur në vazhdimin e kampionatit.

    “Ndarjen e testeve e kemi vetëm si lutje, por ne i dorëzojmë në institucionet përkatëse, ne jemi vetëm donatorë që do t’i dhurojmë ato teste”, ka përfunduar prononcimin e tij, Ejupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!