Kosova do të udhëtojë në Çeki për ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, që do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena”.
Ky stadium ka kapacitet prej 11700 ulësesh, prej të cilave 627 janë rezervuar për tifozët e Kosovës. Tifozët e Kosovës duhet t’i blejnë biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në anën tjetër, tifozët e Çekisë mund t’i blejnë biletat për këtë ndeshje. Federata çeke ka paralajmëruar se nuk do t’ju shiten këto bileta asnjë personi që s’është shtetas i Çekisë.
Lidhur me këtë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se një rregull i tillë nuk është praktikë dhe për më tepër është diskriminues.
“Është diskriminim. Më janë lajmëruar disa gjermanë dhe më thanë që nuk kanë mundur ta blejnë biletën. Jo, kjo nuk është praktikë”, ka thënë Ademi.
“Po ashtu, sipas tyre, ne duhet t’i dërgojmë në listë emrat dhe atje kur shkojnë përmes listës, t’i marrin biletat. Nuk ndalem në këtë drejtim, as me UEFA-n e me këdo, derisa t’i marr ato bileta fizikisht në dorë. 627 bileta na takojnë neve”, ka shtuar Ademi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.