Nga pandemia koronavirus që ka kapluar botën, të gjithë garat janë anuluar deri në një vendim të dytë, kështu edhe sporti në vendin tonë ka pushuar çdo aktivitet.
Të gjithë janë korioz të dinë se kur do të shpallet Kampioni i Superligës së Kosovës, por sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, UEFA do të vendos se si do të rjedhin gjërat në kampionatin tonë, shkruan Reporteri.net.
Ai në një video “Live” në RTV21 tregoi se cilat janë hapat që do t’i merr FFK dhe UEFA për ta shpallur kampionin e Superligës.
“Sistemi i garave nuk ndryshon, nuk do të ketë kampion sipas tabelës, UEFA duhet të na udhëzoi nëse do të shpallet kampioni i superligës së Kosovës pa ndeshje”, tregoi Ademi.
“Pra, ne po presim që kampionati të vazhdojë, po nëse kjo nuk do të ndodhë ne do të flasim me UEFA-n që në bazë të udhëzimeve të saj ta shpallim edhe kampionin e Superligës”, tha ai.
Kujtojmë se aktualisht Ballkani i Ismet Munishit prinë në tabelën e Superligës së Kosovës me 44 pikë të grumbulluar, i ndjekur nga Drita që ka një pikë me pak dhe Gjilani që ndodhët në vendin e tretë dhe ka plotë 41 pikë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.