Republika e Kosovës po përfaqësohet për mrekulli në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ që po mbahen në Japoni.
Distria Krasniqi të shtunën e Nora Gjakova këtë të hënë fituan medalje të arta në Xhudo, duke e ngritur në piedestal flamurin e vendin tonë.
Me suksesin e xhudisteve nga Peja nuk po krenohen vetëm shqiptarët.
Kjo pasi medaljet e arta të fituara nga Krasniqi e Gjakova e kanë bërë për vete edhe kryetarin e komunës së Sanjos në Japoni, Ryo Takizawa.
Madje ai e ka dekoruar zyrën e tij me flamuj të Kosovës dhe ka shkruar se sot ka bërë tifo për xhudisten tonë.
“Urime Nora Gjakovës për medaljen e artë në kategorinë -57 kilogram në xhudo. Sot unë bëra tifo nga zyra me shumë flamuj të Kosovës. Faleminderit edhe Akil Gjakovës dhe Majlinda Kelmendi për luftën e mirë dje”, ka shkruar kryetari i Sanjos në Twitter”.
Përveç Distria Krasniqit e Nora Gjakovës, medalje të artë olimpike në Xhudo kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi në ‘Rio 2016’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.