×
  • Sport
  • Sport

    ‘Ku është Messi?!’ Fansat e Cadizit po tallen brutalisht me Barcelonën sonte

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 23:41

    Sezoni 2021/22 i Barcelonës nuk ka pasur startin më të mirë të mundshëm.


    Pasi u demolua 3-0 nga Bayern Munichu në Champions League, skuadra e Ronald Koemanit dhuroi një tjetër paraqitje të tmerrshme kundër Granadas, të hënën.

    Një gol i vonshëm nga mbrojtësi Ronald Araujo u desh që t’ia siguronte katalunasve një pikë kundër një skuadreje që është poashtu në pozitë të vështirë.

    Para ndeshjes si mysafir kundër Cadizit sonte, e enjten, blaugranët kanë fituar vetëm tetë pikë nga katër ndeshje në La Liga.

    Këtë e bën edhe më të keqe fakti se ata kanë shënuar vetëm tetë gola në këto ndeshje, që është po aq sa ka shënuar Karim Benzema i vetëm për Real Madridin këtë fushatë.

    Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Barca u tall nga fansat e Cadizit para ndeshjes.

    Jashtë stadiumit, vendësit u tallën me Barcelonën, duke brohoritur: ”Ku është Leo Messi?!”

    Shikoni videon më poshtë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!