×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Kuka falënderon deputetët që votuan ligjin për sportin: Kosova mbi të gjitha…

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 14:22

    Trajneri i xhudistëve kosovarë, Driton Kuka ka përgëzuar Parlamentin e Kosovës për votën që ia dha ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili  po shihet si shpëtim për sportin kosovar.


    Kuka ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit që votuan pro këtij ligji, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, sportistët kosovarë, meritojnë përkrahje për sukseset e arritura.

    Postimi i plotë:

    Urimet për kalimin e Ligjit i mora nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli!
    Faleminderim të gjithë deputetëve për Votën Pro Ligjit!
    E meriton Sporti e meritojnë Sportistēt përkrahjen me sukseset e arritura.
    Sporti dhe sukseset tona janë të Kosovës prandaj kur flitet për sport sduhet shikuar ndryshe!
    Kosova mbi të gjitha …

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!