×
  • Sport
  • Sport

    Kuka, i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës: Nuk e kemi merituar aspak kështu!

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 10:28

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar Ligjin për Sponsorizime dhe kjo ka ngjallë pakënaqësi të mëdha në komunitetin sportiv.


    Për mosvotimin e këtij Ligji ka reaguar edhe trajneri i xhudistëve kosovarë, Driton Kuka i cili ka thënë se sportistët e Kosovës nuk e kanë merituar aspak këtë, shkruan Reporteri.net.

    Kuka ka thënë se në Lojërat Evropiane në Minsk që do të mbahen këto ditë, shpreson që Kosova do të kthehet sërish me medalje. Mirëpo, ai është shprehur i indinjuar me faktin se përkundër sukseseve që sporti po i sjell Kosovës, Ligji për Sponsporizime dje nuk mori përkrahje në Kuvend.

    Postimi i plotë:

    “Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje! Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim!”

    “Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja,nese keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por …”.

    “Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10217016348178818

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!