×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Kuka: Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje

    Reporteri
    04 Nëntor 2023 | 17:43

    Xhudoja kosovare u tregua e suksesshme në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës, ku katër medalje u siguruan – tri të bronzta dhe një të argjendtë.

    Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka deklaruar medalja e Akil Gjakovës përmbylli Evropianin më të suskeshëm.

    “Akili sot kontriboj për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka.

    Përndryshe, të premten, Distria Krasniqi siguroi medaljen e bronztë dhe Nora Gjakova të bronztën.

    Ndërsa të shtunën, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova fituan të bronztën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!