×
  • Sport
  • Sport

    Kuka: Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 8:42

    Xhudistët kosovarë janë pritur në mënyrën me të mirë të mundshme pas suksesit në Tokyo.


    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

    Pas këtyre sukseseve ekipi i xhudistëve u kthye në Kosovë dhe u prit me festë fillimisht në Prishtinë e më pas edhe në Pejë.

    Duket se trajnerit të xhudos Driton Kukës i ka pëlqyer më shumë festa në vendlindje, ai e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai falënderoi qytetarët, komunën dhe kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxherin për pritjen madhështore.

    Postimi i plotë i Driton Kukës:

    Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!

    Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.

    Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!

    Faleminderit për pritje madheshtore Peja ime

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!