×
  • Sport
  • Sport

    Kuka: Urime Kosovë, po rritesh e po lëshon shtatë çdo ditë e më fortë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 10:09

    Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka ka uruar festën e Kosovës.


    Sot është 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës, derisa Kuka e ka uruar përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    “Urime Kosovë …

    Po rritesh e po lëshon shtat çdo ditë e më e fortë!

    Bijtë e bijat tua sot po mahnitin Botën çdo ditë e më shumë gjithandej!

    Dje,sot,nesër e përgjithmonë me përkushtim për vendin tim”, shkroi ai në Facebook.

    Ndërkohë, kujtojmë se në turneun e fundit ndërkombëtar, Kosova fitoi katër medalje përmes xhudisteve Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka (të bronzta), derisa Distria Kranisiqi (e artë) në Masterin e Dohas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!