Milot Rashica pati një paraqitje fantastike ndaj Malit të Zi edhe pse nuk arriti që të shënonte gol
Kosova e mposhti ditë më parë Malin e Zi me rezultat 2-0 në Fadil Vokrri dhe mbajti gjallë ëndrrën për kualifikim në Euro 2020 përmes fazëz së grupeve, shkruan Reporteri.net
Gjatë ndeshjes Milot Rashica çoi peshë publikun kur ia futi topin nën këmbë futbollistit serb të Malit të Zi, Adam Marushiq.
Indeksonline ka publikuar videon ku mund ta shihni se si Rashica ia gërdit futbollin Marushiqit.
Ndryshe, Kosova muajin tjetër luan dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ndaj Çekisë në udhëtim, dhe ndaj Anglisë në shtëpi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.