×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Kundërshtarët e Juventusit e festojnë golin në stilin e Ronaldos

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 17:43

    Futbollistët e Team-K League, i cili barazoi me Juventusin 3:3 e kanë festuar golin e Cesinhas në stil të Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi në bankinë.


    Futbollistët e seleksionit të ligës koreane – Team-K League e kanë provokuar Cristiano Ronaldon pasi shënoi lojtari Cesinha në barazimin 3:3, në miqësoren e zhvilluar sot.

    Cesinnha shënoi gol të bukur dhe më pas i ftoi shokët për të festuar së bashku në stil të Ronaldos, me të famshmin “Siii”.

    Ylli portugez nuk e pati mundësinë t’ua kthente atyre pasi në këtë ndeshje përfundoi në bankinë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!