×
  • Sport
  • Sport / Futboll

    Kundërshtari i tij mori drejtimin e klubit, Remzi Ejupi largohet nga Prishtina pas problemeve financiare

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 15:06

    Remzi Ejupi edhe zyrtarisht nuk është më në krye të klubit të futbollit të Prishtinës. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Prishtinës, të mbajtur të enjten, Rrahman Haradini është zgjedhur president i ri i klubit dhe aksionari më i madh.

    Ejupi ishte në krye të Prishtinës për gati dy dekada. E mori drejtimin në vitin 2004. Gjatë kësaj periudhe, klubi i Prishtinës ka fituar më së shumti trofe në futbollin kosovar. Ka fituar pesë tituj kampioni, gjashtë Kupa të Kosovës dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Por viteve të fundit nuk ka pasur suksese të konsiderueshme dhe është ballafaquar me probleme financiare të klubit.

    Edhe grupi i tifozëve, Plisat, qe një kohë të gjatë kanë kërkuar largimin e Ejupit nga udhëheqja e Prishtinës.

    Ejupi u shpërblye me mirënjohje nga bordi i Prishtinës.

    Ndryshe, Rrahman Haradini njihej si kundërshtar i Ejupit brenda klubit. Madje ai kohë më parë e kishte konsideruar mashtrues biznesmenin Remzi Ejupi, pasi sipas tij ka mashtruar kur është prezantuar si aksionari më i madh i klubit të kryeqytetit.

    Mbledhja e jashtëzakonshme e bordit të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!