×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Botës: Sot edhe katër ndeshje tjera, vëmendja tek Spanja dhe Gjermania

    Reporteri
    27 Nëntor 2022 | 9:12

    Sot do të zhvillohen edhe katër ndeshje në kuadër të Kupës së Botës Katar 2022, ku vëmendja më e madhe është tek krye-ndeshja Spanjë-Gjermani, të cilat gjenden në grupin E.

    Nga po i njëjti grup e zhvillojnë ndeshjen e parë për sot edhe Japonia dhe Kosta Rika, nga ora 11:00.

    Spanja për momentin është lidere në grup, me tri pikë, e ndjekur nga Japonia me po të njëjtat pikë. Gjermania dhe Kosta Rika ende nuk kanë pikë në grup.

    Nga grupi F, sot ndeshen Belgjika dhe Moroko, nga ora 14:00. Belgjika prin në këtë grup, me tri pikë, ndërsa Moroko është në vendin e tretë, me një. Po aq pikë sa kjo e fundit ka Kroacia, e cila sot ndeshet me Kanadanë, e cila nuk ka asnjë pikë.

    11:00 – Japonia – Kosta Rika

    14:00 – Belgjika – Moroko

    17:00 – Kroacia – Kanadaja

    20:00 – Spanja – Gjermania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!