Kombëtarja e Kosovës në tetor do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori, ku do do të përballet me Maqedoninë në gjysmëfinale të playoffit të Ligës së Kombeve
Elbasan Rashani ia ka bërë me dije klubit të tij, ODD, se në këtë ndeshje nuk do t’i pyes fare dhe se do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës, shkruan Reporteri.net
Në ndeshjet e shtatorit Rashani dhe një pjesë e lojtarëve ishin lejuar që të luanin vetëm në ndeshjen kundër Moldavisë dhe jo kundër Greqisë, shkaku që ndeshja me grekët u luajt në Kosovë, vend i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për infektim me Koronavirus.
Por, tani për ndeshjen e tetorit që Kosova do ta luajë me Maqedoninë pritet të ketë përsëri probleme me klubet.
Elbasan Rashani ia ka bërë me dije klubit të tij se për ndeshjen me Maqedoninë do të grumbullohet me Kosovën, edhe nëse ODD nuk do ta pranonte një gjë të tillë dhe do ta dënonte atë.
“Shpresoj që të mund të fillojmë sot për të gjetur një zgjidhje për atë që do të mund ndodh në tetor. Pastaj ka shumë ekipe kombëtare që do të dalin dhe do të luajnë, dhe për mua është ndeshja më e rëndësishme në jetën time,” ka thënë Rashani i mërzitur, transmeton Reporteri.net
“Do të jem atje. Unë do të luaj për Kosovën kundër Maqedonisë për të arritur në finalen e Ligës së Kombeve dhe për të arritur në Kampionat Evropian. Ata duhet ta respektojnë këtë, kështu që ata duhet të gjejnë një zgjidhje për ne lojtarët që luajmë për ekipe të tjera kombëtare.
“Nuk kam zgjidhje, duhet të shkoj. Sidoqoftë, unë do të shkoj në atë ndeshje. Është beteja më e rëndësishme në jetën time,”. /Reporteri.net/
Elbasan Rashani må velge mellom Odds reiseforbud eller å gå glipp av en viktig kamp for landet sitt.#ESNballhttps://t.co/CBoIQM6tU2
— Eurosport Norge (@EurosportNorge) September 17, 2020