×
  • Sport
  • Sport

    Kur legjenda falenderon legjendën: Vjen reagimi i Messit pasi Pele e përgëzoi për rekordin e golave

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 18:17

    Lionel Messi dhe Pele janë dy lojtarët e vetëm në histori të futbollit që kanë realizuar më së shumti gola, nga 643 duke luajtur vetëm për një skuadër


    Messi dje shënoi ndaj Valencias golin e 643 në karrierë me fanellën e Barcelonës, duke barazuar rekordin e Peles, i cili kishte shënuar po aq gola me fanellën e Santosit, shkruan Reporteri.net

    Për këtë arritje, dje Pele e përgëzoi Messin, derisa ky i fundit sot e ka falenderuar legjendën braziliane.

    “Faleminderit shumë për mesazhin tuaj të dashur, Pele. Ishte vërtet bukur të shihje se çfarë kuptimi kanë ato fjalë që vijnë nga dikush aq i madh sa ti. Të dërgoj një përaqfim të madh,” ka shkruar Messi në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!