Në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës pati shumë gjyqtarë të rinj që debutuan
Por, të gjithë këta kanë lidhje familjare me persona që janë të lidhur me politikë ose brenda FFK-së.
Insporti ka zbuluar lidhjet familjare të gjyqtarëve që debutuan në Superligë.
Valbon Hoxha, Mentor Ajeti, Vigan Ibërdemaj dhe Lirim Jashari debutuan në Superligë, ndërsa, në Ligën e Parë ka debutuar Dylot Brahimi.
Këta gjyqtarë, secili prej tyre ka lidhje me persona të politikës ose me persona në ndikim brenda FFK-së.
Lirim Jashari që drejtoi ndeshjen Drenica – Llapi[0-1] është nipi i Bekim Haxhiut, ish nënkryetar i FFK-së në kohën e presidentit të ndjerë Fadil Vokrri dhe deputet i Parlamentit të Kosovës.
Dylot Brahimi – që ka qenë i deleguar në ndeshjen Ulpiana – Kika është i biri i Vehbi Brahimi “Lepri”, vëzhgues i gjyqtarëve.
Valton Hoxha që ka qenë gjyqtar i katërt në derbin Gjilani – Drita [2-3] është i biri i Malazog Hoxhës, kryetar i Lidhjës Rajonale të Gjilanit.
Mentor Ajeti që drejtoi ndeshjen Ballkani – Arbëria[2-1], është i biri i Ali Ajeti, delegat dhe anëtar i Këshillit të FFK-së, vëllai i Alisë, Ismajl Ajeti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Vigan Ibërdemaj që drejtoi ndeshjen Feronikeli – Trepça ’89[2-0] është i biri i Haxhi Ibërdemaj – kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Pejës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.