Xherdan Shaqiri është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës shkaku i një lëndimi
Zvicra do të luaj ndeshjen e parë të kualifikimeve të EURO 2020 të shtunën kundër Gjeorgjisë, ndërsa më pas do të përballet edhe me Danimarkën në shtëpi.
Por, në këto dy takime Helvtikët nuk do të mund të llogarsin në yllin e Kombëtares, Xherdan Shaqirin.
27 vjeçari nga Zhegra ka pësuar një dëmtimë në ijë dhe kështu ka humbur dy sfidat që Zvicra do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020.
Ndryshe, Shaqiri nuk është aktivizuar te Liverpooli në ndeshjet e fundit në Premier Ligë, derisa deri tani me ‘Të Kuqtë’ ka realizuar 6 gola në kampionat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.