Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i çdo top klubi Europian dhe këtë sezon, kjo i priu kritikave për shumë trajner anipse fituan ligat e tyre.
Barcelona, Juventus, PSG, Manchester City dhe Bayern që të gjitha kanë shkëlqyer në ligat e tyre, por kjo nuk konsiderohej të jetë e mjaftueshme për tifozët, shkruan Reporteri.net
Juventus
Allegri do të largohet nga Juventusi, anipse triumfoi edhe një herë në ligë
Trajneri italian ka fituar 5 tituj të Serie A, 4 Kupa italiane dhe 2 Superkupa italiane, por ai nuk ia doli kurrë të fitoj Ligën e Kampionëve në këto pesë vite, edhepse “Zonja e Vjetër’ arriti dy herë në finale.
Barcelona
Dy tituj me radhë nuk mjaftojnë për skeptikët e Valverdes
Në sezonin e parë me Barcelonën, Valverde fitoi dy tituj, ndërsa në këtë sezon mund ta përsëris arritjen e njejtë, nëse “Blaugranat’ mposhtin Valencian në finalen e Kupës së Mbretit.
Ai ka arritur t’i mbajë nën kontrollë lojtarë si Dembele dhe Vidal, gjithashtu ka arritur ta nxjerrë më të mirën nga Leo Messi.
Valverde nuk do të mbahet në mend për këto, përkundrazi, ai do të mbahet mend për eliminimet e turpshme nga Roma dhe Liverpooli.
Paris Saint-Germain
Ankthi i zakonshëm
Të fituarit e Ligës së Kampionëve është kthyer në një obsession për skuadrën franceze, as Ancelotti, Laurent Blanc, Unai emery apo edhe Thomas Tuchel nuk ia arritën ta fitojnë atë.
Ata kanë dominuar bindshëm në Ligue 1 që prej ardhjes së Nasser Al-Khelaifi si president, por as nënshkrimet si Kylian Mbappe e Neymar nuk i ndihmuan atyre të shkëlqejnë në Europë.
Manchester City
Guardiola rriti standardet
Pep Guardiola ka arritur të fitoj dy herë Ligën e Kampionëve sa ishte tek Barcelona dhe ani pse ka fituar titullin e Premierligës dy herë radhazi me Manchester Cityn, ekipi ka përfunduar sezonin me një shije të hidhur pasi u eliminuan nga Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich
Një rikthim i pamjaftueshëm
Niko Kovac u kthye tek Bayerni i Mynihut si trajner, i cili kishte kaluar dy sezone si lojar gjatë karrierës së tij prej futbollisti, por ai nuk arriti ta ngritë moralin e ekipit që t’i drejtoj ata më shumë se në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Nëse ata fitojnë dy ndeshjet e radhës kundër Frankfurt në Bundesliga dhe RB Leipzig në finalen e Kupës, ata do të fitojnë një tjetër ‘double’, por as kjo nuk do ta shpëtoj trajnerin kroat./Reporteri.net/