David Haye beson se fituesi i rimeçit ndërmjet Andy Ruiz dhe Anthony Joshua mund të detyrohet ta braktisë titullin botërorë të WBO-së.
Joshua do të tentojë t’i rikthejë titujt unifikues kundër meksikanit Ruiz më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, shkruan Reporteri.net
Pas rimeçit të titullit, fituesit do t’i jepet një sfidues për IBF dhe WBO, që nënkupton se ata do të detyrohen të zgjedhin njërin.
Me Oleksandr Usyk mandator nga WBO-ja, Haye pret që fituesi ta mbajë rripin e IBF-së dhe të përballet me Kubrat Pulev.
“Kushdo që e fiton atë luftë për titull (ndërmjet Joshuas dhe Ruiz), nëse ata heqin dorë nga një rrip apo jo, ne nuk e dimë.
“Ka zëra se mund të ndodh. Nëse ndodh, Derek Chisora është në një pozicion të mirë”, ka thënë Haye./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.