Lionel Messi ka thënë se e admiron Cristiano Ronaldon
Bota e futbollit i njeh si rivalë të përbetuar Messin dhe Ronaldon, por dyshja gjithnjë flasin mirë për njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net
Një gjë e tillë u vërtetua dhe në intervistën e fundit të yllit argjentinas i cili foli fjalë të mira për portugezin.
“Admiroj shumë atletë, Nadalin dhe Federerin në tenis, Lebron James në basketboll dhe Cristianon në futboll si shembull. Ka shumë atletë të mirë,” ka thënë Messi.
Messi:”Hayran olduğum sporcular:”
? Lebron James”
? Nadal”
? Federer”
⚽️ Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/BzyF2wdnFe— Kaju Sports (@KajuSports) December 27, 2020
Tutje argjentinasi bëri me dije se nuk është në negociata me ndonjë klub dhe se të ardhmen e tij do ta bëjë të ditur vetëm gjatë verës së vitit të ardhshëm.
“Nuk jam duke negociuar si agjent i lirë me ndonjë klub. Siç kam thënë nuk kam asgjë të qartë deri në fundin e edicionit. Do shohim si do shkoi sezoni dhe çfarë ndodh”, përfundoi Messi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.