×
  • Sport
  • Sport

    Kurti pasi Kosova u ngrit në Grupin B të Ligës së Kombeve: Të gjithëve na mbushët me krenari

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 20:59

    Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti ka shkruar në Facebook për fitoren e Kosovës ndaj Islandës dhe ngritjen në Grupin B të Ligës së Kombeve.

    Kurti ka thënë se ky sukses mbush me krenari të gjithë, dhe ka uruar edhe për shumë fitore të tjera që ka thënë se e presin përfaqësuesen tonë, shkruan Reporteri.net

    Postimi i Kurtit:

    Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur.

    Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!