×
  • Sport
  • Sport

    Kurti përgëzon çikat e Kosovës: Suksese në rrugëtimin e Botërorit

    Reporteri
    03 Mars 2024 | 17:01

    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

    Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

    E për këtë sukses historik shkroi edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    “Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!