Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku është pritur nga ekipi i xhudos që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurti tha se xhudistët e Kosovës po bëjnë përgatitjet e fundit përpara Lojërave Olimpike, ku tha se u dëshiron sukses me mendje, zemër e shpirt sportistëve të cilët sipas tij e kanë bërë krenare Kosovën përgjatë viteve.
“Dhe kjo është vetëm katër ditë para se të nisën për Francë, pra më pak se 100 orë na ndajnë nga garat kulmore sportive për çfarë ne iu dëshirojmë sukses me mendje, me zemër e me shpirt këtyre sportistëve që na kanë bërë krenarë përgjatë viteve të fundit”.
“U dëshirojmë rrugë të mbarë dhe suksese të gjithë sportistëve tanë pjesëmarrës. Krenarë jemi, krenarë na bëni”, tha Kurti përmes një videomesazhi.
Ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike “Paris 2024” përbëhet nga nëntë sportistë, ku pesë nga ta janë nga xhudo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.