×
  • Sport
  • Sport

    Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 19:19

    Kur kanë mbetur edhe tetë ekipe në Ligën e Kampionëve, superkompjuteri i Opta-s, ka nxjerrë shanset e secilës për shanset që kanë për të fituar këtë garë.

    Opta simulon zhvillimin e turneut mijëra herë (rreth 40 mijë), duke përcaktuar kështu probabilitetin në përqindje që çdo ekip që fiton ose jo raundin e tij.

    Më pas, algoritmi përditësohet ndeshje pas ndeshjeje, padyshim, bazuar në rezultatet dhe performancat e të gjitha skuadrave.

    Barcelona është skuadra më përqindjen më të madhe për ta fituar 20,4 për qind, me një rritje prej 5 për qind.

    Pas tyrje janë Paris Saint-Germain, që kanë shanse sipas superkupjuterit të Opta me 19.3 pë qind, një rritje e ndjeshme prej 10,5 për qind.

    I treti është Arsenali me shanse prej 16.8 për qind, një rritje mundësi prej 3.2 për qind, pas kalimit të fazës së 1/8.

    Skuadra e Simone Inzaghit ka parë që shanset për të fituar titull të rriten nga 12.7 për qind në 16. për qind, duke i renditur ata përpara Real Madridit, i cili qëndron në 11.6 për qind.

    Shanset e Interit dhe Real Madridit janë gjithashtu më të favorshme se të Bayern Munich, Aston Villa dhe Borussia Dortmund.

    Mundësitë për të fituar Ligëne Kampionëve

    Barcelona – 20,4%

    Paris Saint-Germain – 19.3%

    Arsenal – 16.8%

    Inter – 16.4%

    Real Madrid – 13.6%

    Bayern Munich – 9,7%

    Aston Villa – 2.8%

    Borussia Dortmund – 1%

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!