Sonte adhuruesit e boksit do të shohin spektakël.
Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të takohet me gjermanin, Dominic Boesel, shkruan Reporteri.net
Ky duel fillon nga ora 23:30 dhe pritet të jetë mjaft interesant.
Meçi zhvillohet në kuadër të titujve në kategorinë e rëndë WBA dhe IBO që aktualisht i takojnë, Haxhi Krasniqit.
Por, kush është Dominic Boesel, boksieri që tenton titujt e Haxhi Krasniqit?
31 -vjeçari është boksier gjerman, ka mbajtur titujt WBA dhe IBO të peshave të rënda gjatë vitit 2019.
Boesel, ka 33 meçe, ku nga ta ka 31 fitore dhe dy humbje.
12 fitore i ka me nokaut, ndërsa 19 prej tyre me vendim të gjyqtarëve.
Ndryshe, ky do të jetë një rimeç mes boksierëve, pasi ishin takuar edhe në vitin 2020./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.