Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo, kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin këtë vit.
Ky meç pritet të zhvillohet në muajin mars dhe do të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.
Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.
Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist, kurse njihet si një luftëtar mjaft i madh brenda ringut të boksit.
Ka gjatësi më të madhe se Florian Marku dhe këtë gjë ka ditur ta shfrytëzojë mirë në meçet e kaluara kur kishte punë me boksier më të shkurtër se ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.