×
  • Sport
  • Sport

    Kush është futbollisti i kombëtares afgane që ra nga avioni, gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Afganistani?

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 19:38

    Futbollisti i kombëtares afgane, Zaki Anwari është konfirmuar si një nga viktimat që ranë nga avioni ushtarak që po evakuuonte qytetarët nga Kabuli, pas pushtimit nga talebanët.


    19-vjeçari ishte prej të rinjve që u kapën pas rrotave të C 17-tës amerikan, me shpresën t’i largoheshin kësisoj tmerrit të jetës nën regjimin mbytës taleban, por të pandërgjegjshëm nga ana tjetër për rrezikun e madh që barte një veprim i tillë.

    Pamjet shokuese të qindra afganëve të dëshpëruar që rrethonin avionin bënë xhiron e botës. Të paktën dy prej tyre ranë nga lartësia kur ai u ngrit në ajër, ndërsa një tjetër u tha se kishte ngecur në njërën prej rrotave të mjetit fluturues. Tani mësohet se ky i fundit ka qenë pikërisht futbollisti 19-vjeçar. Mbetjet e trupit të tij u morën nga një ekip amerikan.

    Në postimin e fundit në Facebook, i riu i mbushur me ëndrra për të ardhmen shkruante se donte ta merrte vetë në dorë fatin e tij. “Jetën e pikturoni ju si të doni. Mos ia lini furçën në dorë askujt tjetër”, ishte mesazhi prekës i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!