×
  • Sport
  • Sport

    Kush është Ibrahim Dresheviq, futbollisti që shkëlqeu në debutimin me Kosovën

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 10:55

    Ibrahim Dresheviq ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës në ndeshjen me Gjibraltarin


    Kosova dje e mposhti Gjibraltarin në Fadil Vokrri me rezultat minimial 1-0, në një ndeshje në të cilin debutoi Dresheviq, raporton Reporteri.net

    Por, kush është në të vërtetë ky futbollist, me tifozët që ndoshta kanë qenë të habitur kur kanë parë një lojtar me mbiemrin Dresheviq te Kosova?

    Ibrahim Dresheviq është i lindur më 24 janar të vitit 1997 në Suedi nga dy prindërit shqiptarë që janë nga Tuzi i Malit të Zi.

    Karrierën e ka nisur te ekipi lokal Norrby për të kaluar më pas te Elfsborg ku për tri vite pati 31 paraqitje.

    Rezultate imazhesh për ibrahim drešević heerenvenPas Elfsborgut bën hapin e madh në karrierë duke kaluar në Holandë, ku luan te Heerenven, aty ku në të kaluarën ka qenë edhe Arbër Zeneli.

    Ai po kalon formë të mirë te Heerenven ku shpesh e sheh vetën edhe në formacionin më të mirë të javës në Holandë.

    Kur iu bashkua Kosovës?

    Më 22 maj të këtij viti Dresheviq pranon një ftesë nga Kosova për ndeshjet kualifikuese të EURO 2020 ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, por ai nuk mund të luajë në këto takime pasi FIFA nuk i dha leje shkaku i dokumentacionit.

    Rezultate imazhesh për ibrahim dresevic kosova
    Më 23 gusht FIFA ia jep lejen 22 vjeçarit që të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

    Dresheviqi nuk shfrytëzohet nga Challandes në ndeshjet e shtatorit, derisa mbrëmë debutoi ndaj Gjibraltarit ku pati një performancë fantastike, e cila u pëlqyer edhe nga trajneri i ‘Dardanëve’.

    “Jam i kënaqur me dyshen e mbrojtjes. Janë lojtarët të rinj si Xhemajli dhe Dreseviq që më pëlqyen shumë,” ka thënë Challandes.

    Ndërsa, ylli i Heerenvenit ishte shumë i lumtur që debutoi me Kombëtaren e Kosovës.

    “Ndeshje speciale për mua, debutimi me ekipin kombëtar. E kam pritur këtë moment,” ka thënë Dresheviq.

    “Ndeshje e mirë, por e vështirë ndaj ekipeve si këto që mbrohen, duhet të persësh për momentin dhe hapësirën. Fitorja mbetet e rëndësishme. E kemi mbajtur portën e pa prekur dhe kjo është mirë.

    Ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme të Kosovës me Malin e Zi ku shpreson që do të luajë.

    “Mali i Zi? Shpresoj të luajë, por varet nga trajneri kush luan e kush jo. Është ndeshje e rëndësishme ,”.

    Ndryshe, Dresheviq në të kaluarën ka përfaqësuar grupmoshat U-17 dhe U-19 të Suedisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!