×
  • Sport
  • Sport

    Kush qëndron pas fitores së Arabisë Saudite?

    Reporteri
    22 Nëntor 2022 | 14:13

    Arabia Saudite e arriti një fitore historike ndaj Argjentinës, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C.

    Por pas kësaj fitore të madhe qëndron edhe trajneri Herve Renard, i cili ka bërë një punë të madhe, duke e ndalur kampionin e katërfishtë botëror.

    Për Renard, ky nuk është suksesi i vetëm, pasi kishte shkaktuar tjetër befasi në Kupën e Afrikës, në 2012, duke e fituar si trajner me Zambinë, pastaj të njëjtën kupë kishte arritur ta fitonte edhe me Bregun e Fildishtë, në vitin 2015.

    Ky është gjeniu taktik, që shumë pak e njohin, por që ndeshjet e ardhshme pritet të njihet edhe më shumë./KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!