×
  • Sport
  • Sport

    Ky do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën e Tiranës ndaj Zvezdës

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 16:12

    Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania”, serbët e Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, e cila do të luhet më 25 gusht duke filluar nga ora 20:00.


    Në orët e fundit është zbuluar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Bëhet fjalë për suedezin Kaspar Sjoberg, arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “Air Albania”.

    34-vjeçari nisi si gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa që nga viti 2015 drejton në elitën e futbollit suedez.

    Sjoberg ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2019, ku ka drejtuar 9 ndeshje ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!