UEFA ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli, që të shtunën fitoi në finalen e madhe ndaj Tottenhamit, ka gjashtë lojtarë në mesin e 20 më të mirëve.
Si portierët më të mirë janë zgjedhur Alisson Becker i Liverpoolit dhe Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës.
Në mbrojtje, prin Liverpooli me Virgil van Dijkun, Trent Alexander-Arnoldin e Andy Robertsonin të përfshirë. Aty janë edhe Matthijs de Ligt i Ajaxit e Jan Vertonghen i Tottenhamit.
Edhe pse s’arritën sukses, Lionel Messi i Barçës e Cristiano Ronaldo i Juventusit nuk mungojnë në listën e më të mirëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.