Joaquin Buckley e pranon se ishte i panjohur para meçit të tij të dytë në UFC në tetor të këtij viti në Abu Dhabi.
Gjërat kanë ndryshuar goxha për të para meçit të tretë, kundër Jordan Wright në eventin UFC 255 të shtunën, transmeton Express.
Në tetor, meçi i Buckley në kategorinë e mesme kundër bashkatdhetarit të vet amerikan Impa Kasanganay po shkonte baras kur i pamposhtur Kasanganay e mori një shkelm nga kundërshtari i tij kah mesi i rundit të dytë.
Pastaj erdhi çasti që ia ndryshoi jetën Buckleyt.
26-vjeçari i theu ligjet e gravitetit duke e goditur Kasanganayn me thembër pas një rrokullisje që e bëri në ajër.
Komentatori John Gooden e përshkroi goditjen e tij si “ninja në jetë reale”.
Videoja nga nokauti i tij në llogarinë zyrtare të UFC-së në Instagram i ka marrë gati 7 milionë shikime.
Jo vetëm që është nokauti i vitit, por sipas shumë njerëzve është më i miri në historinë e MMA-së.
“Tani njerëzit ma dinë emrin”, tha Buckely duke buzëqeshur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.