×
  • Sport
  • Sport

    Ky është orari i ri i ndeshjeve të Superligës

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 21:50

    Ndeshjet e xhiros së 12-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar janë shtyrë për në mesjavë, ndërkohë që dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të luhet më vonë.


    Tashmë Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin për ndeshjet të cilat do të zhvillohen në mesjavë.

    Të martën do të zhvillohen tri takime, në mesin e të cilave edhe kryendeshja e xhiros ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

    Po në këtë ditë do të zhvillohen edhe dy takime të tjera. Llapi përballet me Trepçën ’89, ndërkohë Drenica me Feronikelin.

    Të mërkurën do të zhvillohet dueli i vetëm ndërmjet Arbërisë dhe Besës.

    Të martën:

    Drita – Prishtina, ora 13:30
    Llapi – Trepça ’89, ora 13:30
    Drenica – Feronikeli, ora 13:30

    Të mërkurën:

    Arbëria – Besa, ora 13:30 Art Sport 1.

    Ballkani – Gjilani nuk zhvillohet sepse disa futbollistë të këtyre ekipeve janë të angazhuar te Kosova U21 dhe te Kosova A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!