Verën e kaluar në merkato kishte një luftë të ashpër mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për të marrë shërbimet e brazilianit Neymar.
Fillimisht braziliani ishte shumë pranë transferimit te blaugranat ndërsa më pas në pamundësi për ta blerë Barça në garë për 28-vjeçarin u fut fuqishëm edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që e pëlqente së tepërmi lojtarin.
MundoDeportivo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante lidhur me Neymar Jr, sepse që lojtari të mos pranonte ofertën e Los Blancos dhe të qëndronte edhe një tjetër vit te Paris Saint Germain, Barcelona i ka premtuar futbollistit se nëse nuk do ta blente dot verën e kaluar do ta blejë gjatë kësaj vere.
Një lëvizje kjo e blaugranave për të frenuar kalimin e Neymar te rivalët madrilenë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet dhe 28-vjeçari do të rikthehet te Barça gjatë kësaj vere.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.