UEFA është gati të ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve. Presidenti Aleksandr Ceferin pritet ta shpjegojë planin e ri, të martën e 9 shkurtit, në takimin me 55 federatat anëtare evropiane.
Pasi disa nga klubet më të mëdha evropiane shprehën dëshirën për formimin e Superligës së Europës, UEFA vendosi që të ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve, por jo para sezonit 2024/25.
Marsi pritet të jetë dhe muaji në të cilin do të vendoset përfundimisht se si do të jetë formati i ri, pasi të dëgjohen të gjitha palët e përfshira.
La Gazzetta dello Sport, tregon se ideja më e re e UEFA është që të rrisë numrin e ekipeve pjesëmarrëse nga 32 ne 36. Grupet do të ndahen me nga gjashtë ekipe dhe në total do të ketë gjashtë grupe. Praktikisht një ekip do të luaj 10 ndeshje në fazën e grupeve, nga gjashtë që luan aktualisht.
Në fund të fazës së grupeve, të gjitha renditjet do të unifikohen me tetë ekipet më të mira që kualifikohen direkt dhe tetë ekipe të tjera do të dalin nga play-off, për të plotësuar 16 ekipet e fazës 1/16.
Skuadrat që do të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve do të kenë luajtur 17 ndeshje, krahasuar me 13 që luajnë në formatin aktual. Në total numri i ndeshjeve të luajtura në këtë kompeticion do të rritet nga 125 ne 209.
Ndryshe, nga projekti i Superligës Evropiane, asnjë ekip nuk do të ketë një status të caktuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.