×
  • Sport
  • Sport

    Ky është shqiptari i parë që kalon në gjysmëfinalet e botërorit të atletikës në kategorinë e meshkujve

    Reporteri
    02 Mars 2024 | 18:38

    Edhe pse nuk arriti në finalen e 400 metrave për meshkuj, Franko Burraj, sërish bëri histori në botërorin e atletikës për salla të mbyllura që po zhvillohet në Glasgow.

    Sportisti shqiptar u bë i pari që arriti deri në gjysmëfinalet e një aktiviteti të tillë.

    25 vjeçari regjistroi kohën 46’ 86 duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej prej tij me 3 të qindat më pak.

    Ndërsa në gjysmë finalen e zhvilluar të shtunën në orën 22:10, Burraj u rendit në vendin e 6 të baterisë së tij me kohën 47’ 78 e pamjaftueshme për të arritur në finale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!