Kombëtarja U-21 do ta zhvillojë nesër ndeshjen kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21 kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa edhe entuziazmi dhe dëshira për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kombëtareje të madhe si Anglia është e lart.
Sonte Kombëtarja U21 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30, derisa paraprakisht përzgjedhësi Prekazi dhe Eris Abedini do të flasin për mediat në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.