×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i bujshëm: Futbollisti Kombëtares pranë transferimit tek 7-herë kampionët e Evropës

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 23:40

    Emanuele Ndoj është një nga lojtarët më të spikatur tek Breshia së bashku me Sandro Tonali.


    Mesfushori 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga kjo skuadër për shkak të marrëdhënies jo të mirë me presidentin. Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatWeb” për shqiptarin ka shfaqur interes Milani.

    Trajneri i ardhshëm Marko Xhiampaolo e pëlqen lojtarin dhe mendohet se do t’iu kërkojë drejtuesve të transferojnë mesfushorin. Ndoji ka luajtur 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola.

    Për shqiptarin kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij. Për shqiptarin interesohet edhe Bolonja, por dëshira e lojtarit do të ishte të transferohet në Milano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!