×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i hidhur për sportin: Vdes ish-futbollisti mitrovicas Agron Latifi

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 17:35

    Komuniteti sportiv në Mitrovicë sot ka marrë një lajm të hidhur dhe të papritur.


    Ka vdekur ish-gjyqtari dhe futbollisti mitrovicas, Agron Latifi, shkruan Reporteri.net.

    Përveç familjes dhe komunitetit sportiv, edhe qytetarët e Mitrovicës po shprehen të pikëlluar me humbjen e Latifit.

    Duhet theksuar se Agroni ndër vite ka dhënë kontribut për sportin mitrovicas dhe atë kosovar, duke u konsideruar si më meritorët për përparimet në sport.

    Ndryshe, jo vetëm Agroni, por familja Latifi shquhet për traditë në sport, pasi i biri Albion Latifi për disa vjet është konsideruar si një prej lojtarëve më të mirë në qytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!