×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Edon Zhegrovën, Baseli ia jep një goditje të rëndë

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 16:27

    Baseli nuk e ka aktivizuar klauzolën e blerjes së kartonit të Edon Zhegrovës dhe kështu ylli kosovar tani do të rikthehet në Belgjikë, te Genku


    21 vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Baselit, ku paraqitja kunder Young Boys në dhjetor të vitit 2019 do të mbahet mend si më e mira, shkruan Reporteri.net

    Besohej se Baseli do ta blinte Zhegrovën, pasi ky i fundit kishte bërë disa paraqitje të mira, por kriza ekonomike që pasoi si rezultat i Koronavirusit ka bërë që klubi zviceran të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes, e cila skadonte në fund të marsit.

    Zhegrova do t’i kushtonte Baselit vetëm 3.5 milionë euro, por megjithatë edhe pse nuk është shumë e madhe klubi vendosi që të mos ta blinte në këtë kohë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!